TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe sot për takimet e shefit të qeverisë Edi Rama në qarkun e Dibrës.

Sipas Berishës Rama nuk ka mundur të futet në Mat për shkak të qytetarëve. Ai thotë se Ymer Lala, ose babai i deputetet Reme Lala që kaloi dje tek PS i ka thënë Ramës të mos futen në Mat pasi trembeshin se dilnin dot më.

STATUSI I BERISHËS
Dështojnë takimet e Ramës në Burrel dhe Klos!
Të dashur miq, Rama apo siç po e quajnë dibranët bastexhiu i Oltës (mbasi u tha në miting se për punë të helikopterit kishte vënë bast me Xhaçkën bie shi, s’bie shi) nuk shkoi dot në Mat siç kishte parashikuar sepse Ymer Lala i tha mos na fut në Mat se druaj se nuk dalim dot. Shkurt ai nuk mori përsipër sigurinë e tij!
Prandaj Rama sipas këshillës së Ymerit anuloi takimet në Mat dhe Klos dhe solli me autobusë në Peshkopi rrogëtarët dhe puthadorët e tij!
Një nderim të veçantë qytetarëve të Matit për leksionin e merituar që i dhanë piktorit dështak! sb

Berisha fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: