TIRANË

Kryeministri Edi Rama mendon se qëndrimi i Francës dhe Holandës për çeljen e negociatave nuk ka të bëjë me aktualitetin politik apo akuzat e PD për Dibrën e kryebashkiakët e PS.


Ai tha në “Real Story” në News24 se Presidenti francez Macron kërkon një qarje të re për t’u reformuar duke kujtuar liderët e BE-së që kërkojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


“Qytetarët e kanë shumë të qartë se kush jam unë, kush janë të mirat dhe këqijat e mia dhe kush janë të mirat e të këqija e të tjerëve. Sot që flasim, presidenti në ikje i Europës, presidenti i KE-së në ikje, presidentja e BE-së në ardhje i shkruajnë Europës, i thonë gjithë vendeve anëtare është koha për të hapur negociatat ça janë këta njerëz tolerantë ndaj krimit, apo europianë.


Nuk ka Europë, por një bashkim shtetesh që kanë një bashkësi interesash. Në këtë ekuacion nuk është momenti për Francën të mendojë ç’do bëjmë me këto. Po përpunon një qëndrim tjetër. Ky hyn kjo këtu me votimet në Dibër. Është e përmbysura e Haxhi Qamilit që mendonte se Shijaku dhe Peqini ishin më të rëndësishme. Franca nuk i kërkon Shqipërisë asgjë. Por i kërkon BE-së të përkrahë një qasje të re për t’u reformuar. Mos ngatërroni Dibrën me Francën, Peqinin me Holandën, Kajmakun me Gjermaninë”, deklaroi kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb