ELBASAN

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, nga qyteti i Elbasanit tha se zgjedhjet e 30 qershorit i përkasin vetëm qytetarëve.

“Kurrë nuk kam parë njerëz më shumë se sa sonte. Dhe kjo e ka një arsye. 30 qershori i përket sovranit. Këto zgjedhje do të mbahen mend gjatë, sepse do te jenë zgjedhje për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Pas zgjedhjeve askush nuk do të tentojë të braktisë Kuvendin”-tha Balla.

Gjithashtu Taulant Balla shtoi se shumë shpejt PS-ja do të fitojë gjyqin në Gjermani me gazetarin gjerman Peter Tiede.

“Me 30 qershor, fitues është veçse një,  ai është populli. Ne i thamë mos e hap atë derë o trim. Trimi po e çon PD drejt vetëasgjësimit . Shpejt do të fitojmë për shpifje në Gjermani. Është qesharake në sytë e shqiptarëve të shohësh komedinë kur Basha flet për shitje dhe blerje votash”-shtoi Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: