TIRANE– Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë vjen me një njoftim të rëndësishëm.

Përmes një postimi në faqen e ‘Facebook’-ut ambasada u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë vet për lotarinë, në mënyrë që mos të paguajnë kot.

“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj https://bit.ly/2RC6zZI“, – shkruan ambasada. Kujtojmë se aplikimet për lotari do të mbyllen më 6 nëntor, në orën 18:00.

44698388 10155936593250838 6081641818183696384 N
44698388 10155936593250838 6081641818183696384 N

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb