Një këshillë për falsifikuesit e dokumenteve: Mos përdorni fotografi të një personi të famshëm në pasaportën tuaj të falsifikuar.

Sipas një zëdhënësi të policisë, një punonjës banke në Gjermani thirri policinë pasi dyshoi në dokumentin e identifikimit të një turisteje 29-vjeçare, e cila provoi të blinte një kartë të parapaguar.

Arsyeja? Fotografia e pasaportës nuk ngjasonte me pronaren e saj, por përkundrazi, ishte një foto e yllit të televizionit amerikan, Kim Kardashian.

Zyrtarët në Këln arrestuan gruan kolumbiane për falsifikim të dokumenteve. Gjithashtu u zbuluan dhe u sekuestruan edhe dy karta krediti të tjera që nuk i përkisnin gruas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: