TIRANE

Deputeti i opozitës në parlament, Lefter Maliqi ka apeluar publikisht përmes një statusi në facebook të mos prekin artistët por të hedhin kapelet e të mbrojnë pronën publike. Si ish


“Thirrje publike e hapur dhe patriotike ,si ish oficer i larte policie,si antar i komisionit te sigurise kombetare ( rendit,shiku-t dhe mbrojtjes ) prej 5 vjetesh dhe deputet i drejtohem ish kolegeve dhe vartësve të mi të policisë qe te hedhin kapelet dhe te mos rrahin artistet dhe qytetare qe po mbrojne nje prone publike dhe lirine perball nje diktature oligarkike.” Shkruan Maliqi, ndërsa shton se artistët perfaqësojnë elitën kulturore të kombit ,shpirtin e lire te qytetarit.


“Teatri përfaqeëon një nga majat më të larta të artit shqiptar. Bashkohuni me artistët, qytetarët,disnancohuni nga mbidozat e Kryeministrit i cili edhe ju po ju mban nën presion psikologjik me vetingun në polici. Reagoni me dinjitet mos e njollosni uniformën e shtetit as figurën tuaj me urdhra e veprime arbitrare kundër artistëve të cilët mbeten vlerë e kombit.” Vijon më tej Maliqi.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb