Interpelanca e deputetit Erion Brace me ministrin e Financave Arben Ahmetaj, për kontrollin financiar në FSHF duket se ka ‘ndarë’ edhe deputetët socialistë me njëri tjetrin.  Ndërsa disa shpërthyen në të qeshura pas përfundimit të fjalës së socialistit Brace, kolegu i tij, Bashkim Fino e ka duartrokitur atë, ndërsa me tone kritike, sic duket edhe nga fotot e siguruara nga LSA, Fino i është drejtuar deputetëve me fjalës, “Mos qeshni po bëni detyrën”.

Nga karrigia e tij në sallën e seancave plenare, Fino nuk u kursye as ndaj ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, ndërsa i kujtoi këtij të fundit akuzat e kryedemokratit Basha, dy ditë më parë.

“Ti Ditmir mos qesh se nuk po flasim per financa, por per ato te tjerat, se ti asnje vote nuk ke shtuar” – mësohet të jetë shprehur Fino.

Kujtojmë se dy ditë më parë kryetari i PD Basha në bashkëbisedimin më gazetaret tha: “Sigurisht për çështje zgjedhore, për çështje politike por edhe për çështje të zgjedhjes së kryetarit të ri të Federatës së Futbollit, Ditmir Bushati ka angazhuar përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, sigurisht me porosi të Edi Ramës, për hesap të Bashkim Finos, krerët e bandës së Bajrajve.  Këto janë fakte të denoncuara dhe të bëra publike”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb