Për njerëzit që punojnë me kohë të zgjatur, tashmë këshillohet ta shmangin këtë rutinë duke qënë se kanë më shumë gjasa që të pësojnë sulm në kokë.

Në revistën mjekësore ‘Lancet’, vjen studimi i publikuar që tregon se mundësitë më të mëdha për sulm i kanë njerëzit që punojnë përtej orarit tradicional, nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të pasdites. Ekspertët thonë se njerëzit që punojnë me orar të zgjatur, duhet të monitorojnë presionin e gjakut.

Sipas studimit të punuarit 48 orë në javë, rrit shanset për sulm për 10 përqind; nga 54 orë në javë, shanset janë 27 përqind dhe nga mbi 55 orë në javë, shanset janë 33 për qind.

Sikundër raporton ‘BBC’ studimi është kryer me më shumë se gjysmë milioni njerëz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb