LEZHE– Motër e vëlla nga Gjadri kanë denoncuar ditën e djeshme në policinë e Lezhës një ngjarje jo fort të zakontë.

33-vjeçarja me inicialet M.N ka qenë duke duke lëvizur me makinë në zonën e Gjadrit së bashku me vëllain e saj, shtetasin me inicialet E.N, në momentin kur janë ndaluar nga një mjet
fuoristradë tip “Benz”, nga ku kanë zbritur 3 persona.

Sipas kallëzimit të 33-vjeçares, njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit tip pistoletë, i ka
kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Sakaq, policia ka indetifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Në datë 18.06.2017, rreth orës 14:50 në sallën e Komandimit u mor njoftimi se në fshatin
Gjadër, Njësia Administrative Dajç, shtetasja M.N., 33 vjeçe, banuese në Gjadër është kanosur
me armë zjarri nga disa persona.

Me të marrë njoftimin u ngrit grupi hetimor, i cili shkoi në vendin e ngjarjes dhe janë kryer veprimet
e para proceduriale, si dhe është organizuar puna për të bërë të mundur dokumentimin dhe kapjen e
autorëve të kësaj ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme rezulton se rreth orës 14:30, shtetasja M.N. së bashku me
vëllain shtetasin E.N., kur po lëviznin me automjetin e tyre në Gjadër janë ndaluar nga një mjet
fuoristradë tip “Benz”, nga ku kanë zbritur 3 persona.

Sipas kallëzimit të shtetases M.N., njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka
kanosur ata dhe familjarët e tyre, me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.

Nga veprimet hetimore rezulton se autorë të dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit:
– S.N. 19 vjeç, banues në Lezhë
– G.M. 21 vjeç, banues në Lezhë
– A.M. 24 vjeç, banues në Lezhë.

Veprimet në lidhje me këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor
Lezhë dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.

Strukturat e Policisë po punojnë për kapjen e personave të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb