Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi, në fjalën e tij në parlament tha se vota e diasporës nuk duhet “të vritet”.
Peleshi tha se votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë pa dokumente është ide absurde. Ai ngriti pyetjen se mos opozita po gjen sebepe për të hedhur në erë procesin e votës së diasporës.
Niko Peleshi: Nuk mund të kthehemi në gjyqet popullore. Ta lëmë drejtësinë të punojë. Dy fjalë për diasporën. Nuk duhet ta vrasim që pa lindur. Është nismë që është negociuar nga të dyja palët në KQZ. Është një ushtrim i vështirë, por është një e drejtë e mohuar për emigrantët prej vitesh.
Të kërkosh të pranohet pa asnjë dokument identifikimi është absurde. Mos po gjeni sebepe që të hidhni në erë votën e emigrantëve. Ne jemi të bindur se do të fitojmë, edhe ju punoni që ta keni këtë votë. Kjo është demokracia.
(Balkanweb)