Nga kabineti i Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan konfirmojnë se kanë pranuar letrën e dërguara Donald Trump dhe menjëherë pasi e ka lexuar e ka hedhur në koshin e mbeturinave. Një lajmi tillë raportotet nga “BBC”, ndërkohë që operacioni ushtarak turk në Siri vazhdon edhe sot.


Presidenti amerikan Trump i kërkoi homologut turk Erdogan të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose në të kundërt historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.


“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trump në letrën e shkruar më 9 Tetor, përmbajtje e cila u publikua nga “Fox News”.


Capture
Capture

Gjithashtu Trup i bëri thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqeje me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla. Jam munduar shumë që t’i zgjidhë disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë”-theksohet në letrën e Trump.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: