Po mbahet mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku opozita ka kërkuar që në komision të jetë Ministri i Brendshëm për të raportuar në lidhje me situatën e krimit në vend, dhe mungesën e arrestimit të autorëve sipas tij.

Kryetari i komisionit Nasip Naço, u shpreh se ministri nuk vjen dot sepse ndodhet në Gjermani.

Pjesë nga diskutimet:

Salianji: Nuk e ktheni dot Kuvendin në personal siç bëni me vendimet e GJK që i hidhnin në koha. Ke që në 11 shtator që 8 deputetë të opozitës kanë depozituar kërkesë për ngjarjet e rënda kriminale për të thirrur në seancë ministrinë Brendshëm. Është kërkuar brenda datës 15, për të ardhur e dhënë informacione për ngjarjen e kriminalitetit në vend dhe numrin ne ulët të arrestimeve.

E kemi kërkuar sepse po mbyllet afati nesër, dhe nuk keni asnjë aplikim për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, sepse është farsë si proces.

Thirre të vijë, mos e bëj si një ish- ministër tjetër që qëndroi një vit në detyrë e nuk të erdhi një ditë.

Nëse nuk dinë të flasin e të përballen me publikun, pse i vini ministra?
Është lajmëruar apo jo ministri i Brendshëm? Nëse nuk ke fuqi na thuaj.
Apo është mbyllur në bunker? Sepse kemi këto që kanë ndodhur, vetëm ajo të shpëton.

Nasip Naço: Lajmi i mirë është që nga opozita arritën të firmosin 8 opozitë

Salianji: Do bëhemi minimalisht 75 mandatin tjetër, në rritje jemi.

Naço: Ljam i mirë sërish është që pas 3 vitesh, 11 deputetë të mazhorancës kanë certifikatë sigurie.

Salianji: Mos u bëj si analfabet. Akoma te ura. Pyetja është e drejtpërdrejtë, a e ke njoftuar ministrin apo jo?

Naço: Më në fund opozita është zgjuar që komisioni të vijojë normalisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb