Agron Shehaj ka kërkuar zbatimin e urdhrit të Prokurorisë së Durrësit për sekuestrimin e 102 kontejnerëve në Portin e Durrësit që dyshohet se përmbajnë mbetje toksike.
“Nuk di nëse qeveria e ka marrë vesh por jashtë portit të Durrësit ndodhet një ngarkesë me 102 kontejnerë që prokuroria e Durrësit ka kërkuar ta sekuestroni sepse dyshon që ndodhen 800 tonë mbetje toksike që dëmton jetën e qytetarëve, i përkasin KURUM-it. Ministri i Brendshme të japë llogari përse nuk zbaton urdhrin e prokurorisë.
Situata është bërë qesharake dhe talleni me qytetarë dhe dhe institucionet. Si ta bëjmë t’i sekurestrojmë në mes të detit? Zbatoni ligjin. Mirë që nuk bëni transparencë por respektoni urdhrin e prokurorisë. Doni të fshihni trafikun me mbetje toksike që keni bërë në Porti i Durrësit. Pse nuk e sekuestroni dhe bëni testimin? Sepse jeni të gjithë të përfshirë”, u shpreh ai.