Analisti Mentor Kikia duke komentuar vendimin e GJKKO-së për heqjen e masës së sigurisë ndaj kreut demokrat, Sali Berisha, tha se mund të jetë i ndikuar nga zhvillimet, përfshi edhe faktin se Gjykata Europiane në Strasburg, ka përshpejtuar gjykimin e çështjes.

Kikia tha se ndoshta është një vendim duke shfrytëzuar ato artificat ligjore, por mendoj se është një çështjes që nuk duhet të gëzohet askush para kohe. Ai tha se entuziazmi i demokratëve ishte legjitim sot, por edhe kjo rezistenca e demokratëve mendoj se ka ndikuar në këtë çështjes, sikundër shumë çështje të tjera të lidhura.

Analisti tha se duhet parë se si argumentohet vendimi i GJKKO-së që hoqi masën e sigurisë ndaj Berishës, ndërsa në anën tjetër ne presim nisjen e çështjes gjyqësore për dosjen “Partizani”.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Çlirim Gjata, tha se lideri politik i opozitës u mbajt në arrest pa asnjë provë. “Pse u ndërhy politikisht në gjyqësor për të mbajtur në arrest liderin e opozitës? Gjithçka ka lidhje me zgjedhjet, donin të na mbanin të bllokuar”, tha Gjata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb