Jennifer Garner ka folur për martesat e saj të kaluara dhe ka treguar mësimet e vlefshme të nxjerra ndërsa duket se ka bërë një referencë edhe për ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck. Garner reflektoi mbi përvojat e saj, duke thënë:

“Asnjëherë mos u marto me një burrë duke menduar se mund ta ndryshosh”.

Deklarata dukej se ishte një pasqyrim i marrëdhënieve të saj me Affleck, me të cilin ishte e martuar nga viti 2005 deri në 2018-ën, dhe burrin e saj të parë, Scott Foley (2000-2004).

Gjatë një paraqitjeje në podcast-in ‘Lipstick on the Rim’, Garner shtoi se shumë nga mençuria e saj vjen nga nëna e saj dhe letërsia që ajo e do, si Little House on the Preirie.

Pavarësisht divorcit të tyre, Garner dhe Affleck kanë mbajtur një marrëdhënie të fortë bashkëprindërore. Këtë Ditë të Falenderimeve, ish-çifti u ribashkua për të dalë vullnetarë në Panairin vjetor të Falënderimeve të Midnight Mission në Los Angeles, duke shërbyer ushqim për më shumë se 2000 individë të pastrehë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: