Dashnor Sula, deputet i PD-së, tha se thembra e akilit në zgjedhje do të jetë programi ekonomik.
Në “Opinion” në News24, Sula u shpreh se në Kuvend, kur u diskutua mbi buxhetin e shtetit 2025, Edi Rama foli vetëm 1 minut për bujqësinë.
“Edi Ramës nuk i falet shpopullimi dhe kriminalizimi i shtetit, këto janë dy indikatorë shumë të rëndësishëm”, tha Sula.
Ai tha se kriminalizimi është dëmi më i madh që iu bë administratës, ndërsa shpopullimi që iu bë vendit në këto vite, harroje që kthehet më.
“Krimi nuk bën dot nëse s’ka mbështetje politike. Të inkriminuarit janë kthyer në vendimmarrës. Mos vidh, mos vidh, mos vidh, dhe mos u bëj pjesë me krimin. Për ti bërë këto duhet vullnet politik”, tha Sula.
Ai theksoi se në takimin që kemi pasur me Sali Berishën na tha “mos u merrni me kundërshtarët politikë, fokusin te qytetarët, vetëm te qytetarët”.
Ndërkohë analisti Agim Baçi tha se Sali Berisha pas iu hoq masa e arrestit, ka ndryshuar edhe ligjërimin. “Nuk e pamë në protestën para SPAK, flet vetëm për ekonominë”, tha Baçi.