Megjithëse aktorja Rudina Dembacaj prej më shumë se 2 vitesh kurorëzoi dashurinë e saj me Mark Frrokun, ndjekësit shpesh i kujtojnë edhe ish-bashkëshortin e saj Aleksandër Varfajn.

Së fundmi Rudina ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të drejtuara nga ndjekësit.

Por vëmendje mori veçanërisht një pyetje, të cilës Rudina vendosi t’i përgjigjej publikisht. Megjithëse ajo u përgjigj, nuk e zbuloi të plotë pyetjen.

“Çfarë mendon për xxxxx tënd që flet sikur gjasme ai ka edukuar xxxx vetë??”- është pyetja (e paplotë) të cilën Rudina e postoi.

“Më këputet shpirti për këdo që bën gjoja, në çfarëdolloj situate. Kanë nevojë për vëmendje thjesht gjynah”- shkruajti Rudina në Instastory-n për të cilin u pendua dhe e fshiu!

  • foto galeri

Aktorja as nuk zbuloi as nuk përmendi emra në postim, por disa detaje në fjalinë e shkruar nga ndjekësi dhe fakti që ajo vendosi ta fshijë, nxisin dyshimet se pyetja dhe deklarata mund të ishin në lidhje me ish-bashkëshortin e Rudinës dhe partneren e tij.

Nisur nga pyetja, ndjekësi pyet për dikë që ka bërë një deklaratë në të cilën ka thënë se ai “ka edukuar dikë tjetër vetë” (pa Rudinën në këtë rast). Rudina dhe ish-partneri i saj Aleksandër Varfaj kanë një vajzë të quajtur Viktoria, shkurt Viki…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: