Partia Demokratike në kuadër të aksionit të mosbindjes civile zhvillon pasditen e sotme protestën e rradhës, e cila do të shtrihet në 5 pika kyçe të kryeqytetit, me një skenar të ngjashëm me ato të zhvilluara deri më tani.
Risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi lirinë, pasi GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas 333 ditësh izolim.
Lidhur me protestën e opozitës në terren janë angazhuar 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen.
Pikat ku do të protestohen janë: Bashkia e Tiranës, pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Wilson. Këto segmente pritet të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.
(BalkanWeb)