Pas djegieve të gomave në rrethrrotullimin e Shkozetit, një akt i ngjashëm ka ndodhur edhe në Milot, një tjetër pikë kur prej orës 17:00 është ndalur qarkullimi i automjeteve, për shkak të mosbindjes civile nga opozita.

Gazetari i News24, Elidon Ndreka, bën të ditur se disa gomave i është vënë flaka në mes të rrugës, ndërsa e gjithë zona është në errësirë. Ndoshta djegia e gomave, më shumë se një formë proteste, ka lidhje me krijimin e një ndriçimi në aksin rrugor ku po protestohet.

Video e mëposhtme tregon disa goma që janë bashkuar dhe u është vënë zjarri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb