Partia e Lirisë bën bilancin e protestës së djeshme të opozitës në Tiranë. Sekretari i kësaj partie Tedi Blushi dënoi dhunën “kriminale” siç tha ai, të policisë ndaj protestuesve gjatë mosbindjes civile prej 3 orësh në kryeqytet.

Blushi tha se policia ndaloi gjatë protestës Koordinatorin e PL në njësinë nr.3, Endrit Dervishi si dhe dhunoi Sekretaren për marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Arla Merja.

“Së pari për të denoncuar dhunën kriminale që Narkopolicia e Edi Ramës ushtroi dje ndaj protestuesve paqësorë dhe në krahun tim unë jam me Sekretaren për marëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, znj. Arla Merja, ndaj së cilës dje sic është faktuar botërisht, është ushtruar dhunë nga ana e punonjësve të Narkopolicisë së Edi Ramës si dhe me zotin Dervishi i cili u rrëmbye ditën e djeshme pa shkak nga banditë me uniformën e policisë së Shtetit dhe u mbajt për mbi 6 orë në Komisariat pa konsumuar asnjë vepër penale, pa goditur asnjë punonjës të policisë të Shtetit dhe pa këputur asnjë lule”, tha Blushi.

Ai shtoi më tej duke theksuar se mosbindja civile dhe protestat e fuqishme të opozitës do të vijojnë.” Jo vetëm nuk do të ndalen, por do të jenë gjithnjë edhe më të forta kundër një Qeverie që është sjellë me popullin e vet si një prej armiqve më të egër të tij”, shtoi ai.

Deklarata e Tedi Blushit

“Së pari për të denoncuar dhunën kriminale që Narkopolicia e Edi Ramës ushtroi dje ndaj protestuesve paqësorë dhe në krahun tim unë jam me Sekretaren për marëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, znj. Arla Merja, ndaj së cilës dje sic është faktuar botërisht, është ushtruar dhunë nga ana e punonjësve të Narkopolicisë së Edi Ramës si dhe me zotin Dervishi i cili u rrëmbye ditën e djeshme pa shkak nga banditë me uniformën e policisë së Shtetit dhe u mbajt për mbi 6 orë në Komisariat pa konsumuar asnjë vepër penale, pa goditur asnjë punonjës të policisë të Shtetit dhe pa këputur asnjë lule.

Sigurisht në fillim më lejoni të shpreh një falenderim nga zemra dhe mirënjohje për të gjithë qytetarët zemërluanë, qëndrestarë dhe të pamposhtur që dje dëshmuan se janë më të vendosur se kurrë në betejë kundër këtij Narkoshteti dhe në ballë të Mosbindjes Civile që u provua edhe dje që nuk është gjë tjetër vecse një uragan lirie jo vetëm për Tiranën por edhe për të gjithë Shqipërinë.

Por nuk mund të mos dënojmë me forcën më të madhe dhunën kriminale, aktet banditeske, të paligjshme dhe antikushtetuese të Narkopolicisë ndaj protestuesve paqësorë, ndaj drejtuesve të Opozitës, ndaj dhjetra gazetarëve të terrenit dhe operatorëve, ndaj vajzave, ndaj grave, ndaj të moshuarve, të gjitha të urdhëruara direkt nga narko-ministri, Ervin Hoxha për llogari të narko-kryeminstrit dhe me porosi të Edi Ramës.

Skena e dhunimit të Sekretares për Marëdhëniet me Publikun në Parinë e Lirisë, ishte një nga skenat më të shëmtuara të protestës së djeshme, të Mosbindjes Civile të thirrur nga Opozita e Bashkuar në Tiranë, sepse skena të ngjashme si kjo, besoj mediat i kanë raportuar gjerësisht, siç është raortuar në vijimësi edhe rrëmbimet kriminale, banditeske dhe shoshoqërimi nëpërmjet dhunës në Narkokomisariatet e policisë së Tiranës të dhjetra protestuesve paqësorë të cilët qartësisht u provokuan dje nga policia e Shtetit e cila ushtroi dhe dhunoi botërisht liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, duke penguar ushtrimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për të manifestuar, grumbulluar dhe për t’u shprehur, si dhe faktoi se nëpërmjet shoqërimit me forcë në ambientet e komisariateve se kjo në fakt është fytyra më e shëmtuar e një Regjimi arbitrar, arrogant, kleptokrat dhe policesk që nuk pyet as për vajzat dhe për të moshuarit.

E drejta e protestës, që është një e drejtë fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë garantohet qartësisht nga Kushtetuta dhe mbështetur mbi këtë të drejtë, Opozita e Bashkuar thirri dje qytetarët në Mosbindje Civile, e cila ishte tërësisht paqësore, por që qartësisht u provokua nga narkobanditët me uniformë policie, që bënë dje çdo përpjekje për të gjakosur protestuesit që nuk këputën as një lule dhe nuk qëlluan me asnjë gur.

Policia e Shtetit ka mision vetëm të ruajë rendin dhe sigurinë publike, të garantojë zbatimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktet Ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut dhe jo sic u dëshmua edhe dje të jetë në krye të akteve të përdorimit të një dhune ekstreme dhe shporpocionale ndaj qytetarëve, dhunë e cila vit mbas viti ka ardhur duke u përshkallëzuar cka tregon frikën dhe panikun e Edi Ramës I cili së fundmi po betonizon edhe fortifikatën e tij në Surrel.

Por dhuna e djeshme ndaj grave, ndaj vajzave, ndaj protestuesve paqësorë si dhe ndaj të moshuarve, është përgjegjësi direkte e funksionarëve më të lartë dhe drejtuesve më të lartë të policisë si dhe vet Ministrit të Brendshëm të cilët as sot e kësaj dite nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë public për tu distancuar nga dhuna , cka provon qartësisht se ata kanë qenë urdhëruesit e saj për llogari të Edi Ramës dhe me porosi të tij për të kryer ato akkte terrori ndaj qytetarëve paqësorë.

Uniforma e Policisë së Shtetit është përfaqësuese e drejtpërdrejt e autoritetit shtetëror, por edhe e besimit që qytetarët kanë ndaj shtetit. Për ta fituar dhe për ta mbajtur atë, duhet integritet, meritë, profesionalizëm, paanshmëri, pavarësi, vetëpërmbajtje dhe mbi të gjitha ligjshmëri dhe respektim i të drejtave e lirive themelore të njeriut. Këto janë parimet mbi të cilat duhet të ushtrojë detyrën çdo efektiv policie. Ndaj të gjitha aktet e kryera dje përtej ligjit dhe misionit të policisë se Shtetit, jo vetëm është i papranueshëm për Partinë e Lirisë, por as nuk do të tolerohet madje përkundrazi këto akte meritojnë ndëshkimin më shembullor.

Ndaj më lejoni që në emër të Partisë së Lirisë të dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore duke u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelën me të dyja çizmet ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën.

Gjithashtu dua të garantoj se Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme të opozitës jo vetëm nuk do të ndalen, por do të jenë gjithnjë edhe më të forta kundër një Qeverie që është sjellë me popullin e vet si një prej armiqve më të egër të tij.

Jam i bindur që vetëm nëpërmjet Mosbindjes Civile dhe protestave ne do ti shkurtojmë ditët këtij Narkoregjimi dhe sigurisht fitorja është dhe do të jetë vetëm e opozitës dhe të gjithë qytetarëve të ndershëm dhe patriotë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb