Vazhdon mosbindja civile e Partisë Demokratike, e cila ka bllokuar gjashtë akse kryesore të rrugëve në vend.

Deputeti i PD Dashnor Sula, që ndodhet në Rrethrrotullimin e Rrogozhinës, tha se kjo qeveri ka lënë qytetarët e pensionistët në mjerim. Sula tha se gjithashtu edhe vota e lirë është e domosdoshme për një demokraci funksionale.

Dashnor Sula: Qeveria e Shqipërisë ka lënë në mjerim pensionistët. Qeveria e Kosovës vetëm ka rritur pensionet dhe rrogat, ndërsa në Shqipëri bëhet një indeksim qesharak. Çmimet janë katastrofike, kjo është e vërteta dhe qytetarët duhet të protestojnë. Ambulancat dhe zjarrfikëset do t’i lëmë të kalojnë, nuk diskutohet, pasi transportojnë të sëmurë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb