Mes mbështetësve të opozitës që protestojnë në akse të ndryshme të vendit, protestë që ka nisur rreth orës 17:00, ka qenë edhe një qytetar tetraplegjik.
Ai i është bashkuar protestuesve në Milot, një nga 6 pikat nevralgjike ku po protestohet. i ulur në karrocë me rrota, i moshuari shprehet se ka dalë për të protestuar për pensionin e tij.
“Marr 30 mijë lekë në muaj, çfarë do të bëj unë me këto para? Këtë na ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Do të protestoj deri në fund”, tha ai.