Në vigjilje të mosbindjes civile të PD-së, protestuesit janë mbledhur pranë selisë të Partisë Demokratike.

Siç shihet në pamje, protestuesit mbajnë çadra nëpër duar.

PD pritet që të nisë protesta në pesë pika kryesore të Tiranës.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se policia iu ka bërë thirrje protestuesve, që të lirojnë rrugën, pasi ky veprim është vepër penale. Policia ka pranuar të bëhet protestë, por pa bllokuar trafikun e makinave. Në këto momente, është bllokuar kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit.

Shoferët e makinave iu kanë rënë borive, duke kërkuar zhbllokimin e rrugës. Përpos Rrugës së Elbasanit, protestuesit kanë bllokuar edhe sheshin Wilson.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb