Nesër pritet që të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend dhe opozita duket se ka ndërmend të vazhdojë mosbindjen civile.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se në lidhje me aksionin opozitar në vazhdim, Gazment Bardhi do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD-së.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike do të zhvillohet në orën 12:00 në selinë blu.

Në këtë mbledhje, pritet vendimmarrje për seancën e nesërme parlamentare, por edhe për aksionin në vijim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb