Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i ka drejtuar një thirrje forcave të policisë që të mos provokojnë qytetarët.
Noka, nga ish-sheshi Shqiponja, atje ku janë mbledhur mbështetës të opozitës prej orës 17:00, tha se nëse policia nuk do të largohet dhe do të vijojë të provokojë qytetarët, atëherë destinacioni i protestuesve do të jetë Surreli.
“I bëj thirrje këtyre narko-banditëve të veshur me uniformë që të mos provokojnë qytetarët. Të largohen, ndryshe reagimi ynë ka vetëm një rrugë, destinacioni ynë do të jetë Surreli”, tha Noka, duke iu referuar kështu banesës ku jeton Kryeministri Edi Rama.
“I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës dhe Sulltan Surrelit të tërheqi narko-policinë nga provokimi qytetarëve, në të kundërt Surreli do të jetë destinacioni i protestuesve
Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia. I bën thirrje nipit të Enver Hoxhës, sulltan Surrelit, i bën thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheq narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli.
Çdo provokim i protestuesve paqësor, do të ketë një përgjigje dhe përgjigja është; të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka.
Po nuk larguan në mënyrë urgjente këta narkopolicë, banditë të veshur me uniformë policie, Surrelit do të jetë destinacioni i protestuesve”, tha Noka.