Pas rreth 2 orësh, protesta e opozitës e zhvilluar në Tiranë në kuadër të aksionit të mosbindjes civile, po shkon drejt përfundimit.

Fillimisht protesta u mbyll te sheshi Wilson, atje ku u përdor edhe sasia më e madhe e ujit me presion ndaj mbështetësve të opozitës.

Pak minuta më pas u deklarua mbyllja e protestës në një tjetër pikë, atë te Zogu i Zi, ndërsa në të gjithë Tiranën, protestuesit u përqëndruan në 5 pika kyçe (Pallati me Shigjeta, Ura te Rruga e Elbasanit, Zogu i Zi, sheshi Wilson dhe Bashkia e Tiranës).

Protestuesit, deputetë dhe anëtarë të Kryesisë së PD dhe aleatëve të saj, që ishin te sheshin Wilson i janë bashkuar protestuesve te Bashkia e Tiranës.

Gjithashtu ata që ishin te Zogu i Zi sërisht pritet ti bashkohen protestuesve po te Bashkia, ku mesa duket do të qëndrojnë deri në orën 20:00, kohë kur përfundon edhe protesta, bazuar në njoftimin që opozita i ka bërë Policisë së Shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb