Një tjetër incident ka ndodhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit, një nga pikat ku mbështetës të opozitës po protestojnë në kuadër të mosbindjes civile.

Gazetari i News24, Fatmir Popja, i cili ka ndjekur nga afër protestën e zhvilluar në këtë pikë, ka sqaruar tensionet që kanë ndodhur rreth orës 19:00, pra dy orë pas bllokimit të rrugëve.

Gazetari tha se në momentin që ka ardhur një ambulancë, protestuesit kanë hapur rrugën, por ka qenë edhe një automjet tjetër pas ambulancës, i cili ka tentuar të kalojë dhe është fikur për shkak të një defekti. Në kushte të tilla, policia ka kërkuar ndihmën e një karrotreci për të bërë të mundur largimin e automjetit që ka pësuar defekt.

Ky moment është konsideruar si provokim nga ana e protestuesve. Deputeti Tomor Alizoti ka kërkuar sqarime nga nga ana e drejtuesve të policisë. Alizoti tha se ka pasur edhe shoqërime, ndërsa u shpreh se nuk ka njeri frikë më nga burgu. “Njerëzit janë pa bukë, nuk na trembin dot, edhe këta policët këtu janë pa bukë”, tha Alizoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb