Pak më parë krerët e PD në qarqe u mblodhën në selinë blu ku në fokus të takimit ishte protesta e 29 tetorit.

Mësohet se ora e nisjes së protestës do të jetë 17:00 dhe do të zgjasë deri në orën 20:00 ndërsa sa i përket organizimit, do të shtrihet në disa qytete.

Detaj ky i ndryshëm nga ai i protestës së mëparshme që ishte e përqendruar vetëm në Tiranë.

Demokratët kanë vendosur të bllokojnë rrethrrotullimet kryesore në Shqipëri duke përfshirë rrethrrotullimin pranë Kthesës së Kamzës, në Milot, Shkozet, Rrogozhinë, Levan dhe Bradashesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb