Gazetari Almer Toska në rubrikën “Opinion” në News24 tha se “opozita nuk arrin të ngjallë besim me disa 60-vjeçarë që shfaqen dhe flasin për mosbindje civile”.

Toska tha se mbi 50% e grupit të sotëm parlamentar të PD-së duhet të largohen pasi i kanë blerë mandatet dhe nuk i shërbejnë qytetarëve.

Ai tha se në Qarkun e Fierit, Belinda Balluku po lëviz me bandat, të cilët sipas tij marrin tenderat publikë.

“E dini ju se çfarë ndodh në Fier? Belinda Balluku ka mbledhur bandat, këto do mbledhin votat për PS. Ne jemi si Siçilia e viteve 60-70. Nuk mundet opozita të ngjallë besim me ca njerëz nga 60 vjeç.

Sali Berisha është i vetmi që po artikulon teza nga programi ekonomik, ka folur për administratën, për asrsimin, për fermerët. Opozita duhet të ngjallë besim, nuk mundet të arrijë mosbindja civile me 300 veta të rrëzojë qeverinë. Nga kati i 8 po lufton, ndërsa drejtuesit e qarqeve nuk janë në ritmin e Berishës.

Një opozitë e përgjegjshme del dhe i takon qytetarët, del edhe i qan hallet, të paktën të denoncojë një tender korruptiv në ditë”, tha Toska.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: