Presidenti i Institutit Pashko, Preç Zogaj, në një intervistë me Skype në rubrikën Opinion në News 24 komentoi dhe mosbindjen civile.
Zogaj tha se Partia Demokratike po bën protesta politike. Zogaj shtoi se beson se tubimi nuk do të japë rezultat. Më tej, Zogaj deklaroi se PD gjatë viteve të demokracisë, ka fituar vetëm kur ka prezantuar një alternativë qeverisëse.
“Kjo nuk është mosbindja civile. Këto janë protesta politike, që organizon partia kryesore e opozitës. Mosbindja civile është kur qytetarët organizohen vetë dhe dalin në protestë. Në të kaluarën, këto tubime nuk kanë dhënë rezultat. Prandaj, besoj se tubimi nuk jep rezultat.
PD ka fituar gjithmonë kur është prezantuar si alternative qeverisëse. Unë mendoj se PD kështu do ecë, por nuk është opozitë që të bashkojë të gjitha pjesët e opozitarizmit. PD është fraksioni më i madh opozitar, por është larg të qenit një parti për të qeverisur vendin. Rama edhe mund të lëshojë për qeveri teknike, këtë nuk e di”, tha Zogaj.
(Balkanweb)