Forcat policore të pozicionuara te ish-sheshi Shqiponja, atje ku po protestohet nga në kuadrin e mosbindjes civile, kanë kërkuar zhbllokimin e aksit rrugor.

Rreth 90 minuta pas bllokimit të aksit, forcat policore kanë shtrënguar rradhët, duke u pozicionuar, ndoshta për një ndërhyrje të shpejtë, që do të largonin protestuesit nga rruga.

Gazetari i News24, Osman Stafa, duke shpjeguar atë që po ndodh në ish-sheshin Shqiponja, tha se Policia ka kaluar në një gadishmëri, duke krijuar një kordon, që mund të pasohet nga një ndërhyrje, për të larguar protestuesit nga rruga.

Gazetari tha se nga policia i është bërë thirrje protestuesve që të largohen nga rruga, ndërsa protestuesve i bëhet thirrje nga organizatorët që të mos largohen dhe të qëndrojnë sëbashku.

Stafa bëri të ditur se kanë kaluar të paktën 5 autoambulanca në këtë pikë të grumbullimit të protestuesve, që janë lejuar të kalojnë pa problem, nga ana e protestuesve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb