Opozita ka nisur protestën e saj në kuadrin e “mosbindjes civile”.
Gazetari i News24 Igli Ccelmeta raporton se mbështetës të PD dhe partive të tjera opozitare kanë bllokuar rrugën te Pallati me Shigjeta, një nga 5 pikat ku prej orës 17:00 deri në orën 20:00 do të protestohet.
Policia i ka bërë thirrje protestuesve që të mos bllokojnë rrugët.
Disa dhjetra automjete kanë mbetur të bllokuara në këtë segment rrugor nga qytetarët që qëndrojnë në rrugë, edhe pse kushtet atmosferike janë të këqia.
Raportohet për disa debate mes protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve që kanë mbetur të bllokuar për shkak të protestës. Duket se Policia nuk ka siguruar rrugë alternative qarkullimi, ndërsa ka një kaos në segmentet ku po protestohet.