KOSOVË

Pas vendimit për mos dekretimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme, ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka përshëndetur vendimin e presidentit Meta. Ajo e quajti vizionar dhe kombëtar vendimin e Metës.

“E pershendes vendimin kombetar dhe vizionar te Presidentit te Shqiperise ne mbrojtje te kufijve te Kosoves. Ai sot nuk dekretoi nje kandidate per minister te jashtem qe ishte pro prekjes se kufijve, te nominuar qellimshem dhe me djallezi nga kryeministri Rama”, shkruan ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: