TIRANE

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në News 24 ka folur edhe për ‘konfliktin’ mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë, i pasuar nga mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Presidenti Meta, u shpreh se pavarësisht deklaratave të tij, nuk ndihet i kërcënuar, ndërsa argumenton edhe mbrojtjen që i siguron Kushtetuta, si kryetar i shtetit.

“Nuk është problemi se unë ndihem i kërcënuar, por dhe për arsyet e tjera që lidhen me gjithë historinë e origjinën tine. Në radhë të parë ata që kërcënojnë Presidentin e Republikës, duhet ta dinë se është institucioni më i mbrojtur në Shqipëri nga Kushtetuta. Kushtetuta e thotë qartë, që është më i mbrojturi.

 

Kur tentohet deri këtu kuptohet se situata është rënduar shumë në raport me institucionet, me raport me mediat (kadrinjtë).

Presidenti është përfaqësues i shtetit si i tërë dhe pushteti të gënjen të tundon. Dëshira për të marrë sa më shumë pushtet për mund të cënojë institucionet.

Kryeministri nuk e gëzon një mbrojtje të tillë, mund të zgjidhet me 71 vota dhe të shkarkohet me 71 vota. Ndërsa Presidenti duhet të jetë i mbrojtur nga çdo lloj presioni i shumicës dhe zgjidhet për të shmangur krizat”, u shpreh Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb