Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, i ftuar në rubrikën Opinion në News24 të moderatores Ina Qirjo, komentoi mosdërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Qefalia tha se maxhoranca nuk mbron mandatin e askujt.

Ai tha se PS kërkon tashmë një mendim nga Komisioni i Venecias, duke shtuar se shpreson që “Venecia” të japë një verdikt të qartë.

Xhemal Qefalia: Nuk ka pasur vendimmarrje në grup. Është e paqartë se si duhet të veprojë një deputet në të tilla raste. Ne i jemi drejtuar Komisionit të Venecias në mënyrë të qartë. GJK nuk e urdhëron deputetin sesi të shprehet sesi do të votojë.

Maxhoranca nuk po mbron mandatin e Olta Xhaçkës, pasi mandati i saj mbaron vitin tjetër. Siç e kemi parë, kemi kolor votash, nuk ka ndarje mes maxhorancës dhe opozitës. Presim që Komisioni i Venecias të japë një verdikt të qartë. Deputetët kanë votuar sipas mendimit të tyre.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb