Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, në moshën 82 vjeçare është anëtari më i vjetër i Parlamentit që është ulur në Dhomën e Strasburgut.



Ndonëse shumica e kolegëve të tij gëzojnë pensionin, të rrethuar nga nipërit dhe mbesat, Berluskoni ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij si politikan.


Gjatë një dite të rëndësishme si ajo e Parlamentit Europian për debutimin e legjislaturës së re, Berluskoni është fotografuar duke fjetur gjumë.

Disa media raportojnë se ai në fakt nuk po flinte, por thjesht ishte një shenjë mërzie ndaj seancës plenare, në të cilën u mbajtën retorika të gjata plenare. Por kjo nuk është hera e parë që Berluskoni është filmuar “duke fjetur”. Kujtojmë rastin në 2013.