Rusia u shpreh sot se do të vazhdojë të japë asistencë për Venezuelën në mbështetje të presidentit të rrethuar të vendit amerikanojugor, Nicolas Maduro.

Rusia ka dhënë 7,5 tonë ndihma në ilaçe për Venezuelën dhe planifikon të dërgojë më shumë, tha kryediplomati rus, Sergei Lavrov para reporterëve pas një takimi me zëvendëspresidenten venezuelase, Delcy Rodriguez.

Rusia furnizoi me 30 000 tonë grurë Venezuelën në janar, duke vazhduar me më shumë se 250 000 tonë vitin e fundit, tha Lavrov sipas citimeve të bëra nga agjencia ruse e lajmeve, “Interfax”, trasmeton atsh. Rusia, një prej aleatëve më të afërt të qeverisë së Maduros, i ka dhënë gjithashtu miliarda dollarë hua këtij vendi në mungesë të theksuar likuiditeti monetar në vitet e fundit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb