MOSKË- Rusia e gjykoi sot të parakohshme të njoftojë për pjesëmarrjen në takimin e ardhshëm ndërkombëtar për konfliktin sirian më 18 dhjetor në Nju Jork duke theksuar se do të ishte kundërproduktive nëse pjesëmarrësit nuk do të përmbushnin detyrimet e tyre.

“Duke marrë parasysh mënyrën se si avancojnë gjërat, ne mendojmë se është e parakohshme të njoftosh se ne jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes për një takim në Nju Jork më 18 dhjetor”, deklaroi në një komunikatë zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

“Për të avancuar, ne kemi bindje të plotë se duhet të marrim vendime duke u bazuar në një konsensus. Për këtë, është thelbësore para të gjithash të sigurohet prania e të gjithë pjesëmarrësve”, shtoi zëdhënësja.

Deri tani, takimet e këtij grupi, që parashikon gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin sirian, janë zhvilluar në Vjenë me pjesëmarrjen e 17 vendeve duke përfshirë dhe Rusinë, por sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon njoftoi në fillim të muajit dhjetor se takimi i ardhshëm do të mbahet në Nju Jork. Gjatë takimit të fundit, më 14 nëntor, pjesëmarrësit kishin miratuar një hartë rruge për një tranzicion në Siri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: