Ministria e Brendshme e Rusisë ka lëshuar një urdhër arresti për gjyqtarin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), i cili lëshoi një urdhër për arrestimin e Vladimir Putin me akuza për krime lufte.
Gjykatësi britanik, Karim Ahmed Khan, u shtua në listën e të kërkuarve të ministrisë së brendshme, thanë mediat ruse, pasi në mars ICC lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus duke e akuzuar atë për disa krime.
Kremlini tha se Rusia i konsideroi akuzat e ngritura nga ICC si të papranueshme, ndërsa e cilësuan urdhër-arrestin e Hagës si të pavlefshëm.