Do të ishte gabim të digjen të gjitha urat me Rusinë, pasi duhet mbajtur një lloj dialogu, ka deklaruar ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg.

“Nuk mund të djegësh çdo urë. Kjo nuk është realiste, një lloj ëndrre e paarritshme. Në politikën e jashtme, nuk mund të injorosh dhe të bllokosh. Unë jam realist dhe duhet ta marr realitetin ashtu siç është. Rusia është pjesë e saj. ” tha ai në ORF TV.

Sipas Schallenberg, kanalet për negociata me Rusinë ekzistojnë. Në këtë drejtim, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) mund të luajë një rol të rëndësishëm, tha ai.

Megjithatë, diplomati beson se Moska ende nuk e ka demonstruar gatishmërinë e saj për “dialog serioz”. “Prandaj, është e rëndësishme të flasim me Indinë, Brazilin, Kinën. Ndoshta ata mund të ndikojnë në Moskë më shumë se të tjerët,” përfundoi ministri austriak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb