Rusia kërkoi mbledhjen ditën e enjte të një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në enklavën rebele të Gutas Lindore në afërsi të Damaskut, deklaroi sot ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia.

‘Ky takim publik do t’i mundësonte të gjitha palëve për të paraqitur vizionin e tyre, marrjen e informacioneve rreth situatës dhe propozimin e mënyrave për daljen nga situata aktuale’, saktësoi diplomati rus gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit që mbështetet mbi Kartën e Kombeve të Bashkuara, shkruan ata.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kërkoi sot një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në zonën rebele të Gutas Lindore, e rrethuar nga regjimi sirian, ndërkohë që është thërritur Këshilli i Sigurimit që të votojë mbi një armëpushim një mujor në Siri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: