Moska njoftoi sot se Britania e Madhe duhet të reduktojë personelin e saj diplomatik në Rusi me më shumë se 50 persona, në kuardë të tensioneve në lidhje me çështjen Skripal.

“Rusia ka sugjeruar barazinë. Pala britanike ka një personel me më shumë se 50 persona”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

Dje, Moska i kishte dhënë Londrës një muaj kohë për të reduktuar efektivin diplomatik në Rusi në të njëjtin nivel me atë të misionit diplomatik rus në Britani të Madhe.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi dje gjithashtu se “ambasadori britanik në Rusi, Laurie Bristow mori një notë proteste në lidhje me veprimet provokuese dhe të pabazuara nga pala britanike që ishte nxitëse e largimit të pajustifikuar të diplomatëve rusë nga shtete të ndryshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb