MOSKË- Rusia synon të furnizojë drejtpërdrejt me karburant Greqinë me qëllim që ta ndihmojë që të rimëkëmbë ekonominë e saj, deklaroi sot ministri rus i Energjisë, Aleksandr Novak, citojnë agjencitë ruse.

“Rusia ka për synim të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë duke zgjeruar bashkëpunimin në sektorin e energjisë”, deklaroi Novak.

“Pra, ne jemi duke shqyrtuar mundësinë që shumë shpejt të levrojmë drejtpërdrejt burime energjetike për Greqinë”, deklaroi ai para gazetarëve, sipas agjencisë shtetërore “Ria Novosti”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: