RUSI-Moska është e gatshme të ndërmjetësojë mes Iranit dhe Arabisë Saudite për normalizimin e marrëdhënieve, njoftoi sot një burim i Ministrisë së Jashtme ruse, cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

”Rusia është e shqetësuar nga përshkallëzimi i situatës mes Teheranit dhe Riadit. Janë dy vende me të cilat kemi marrëdhënie të ngushta, ndërkohë që janë edhe fuqi rajonale të rëndësishme”, shtoi burimi.

Edhe Bashkimi Evropian deklaroi sot se priste që Irani dhe Arabia Saudite të reagonin në mënyrë të përgjegjshme në këtë situatë tepër të komplikuar dhe ku asnjë përpjekje nuk duhet të kursehej për mënjanimin e përshkallëzimit të tensionit.

Arabia Saudite njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pas ekzekutimit të një lideri fetar shiit nga ana e Riadit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb