Një gjykatë në Moskë thuhet se ka urdhëruar “arrestimin në mungesë” të ish-kryeministrit ukrainas Vladimir Groysman, ish-ministrave të Jashtëm dhe Financave të Ukrainës Pavel Klimkin dhe Aleksandr Shlapak dhe komandantit të trupave të reagimit të shpejtë ukrainas, Igor Dovgan.
Mediat e huaja, duke cituar zyrën e shtypit të gjykatës Basmanny në Moskë, shkruajnë se të katërt janë akuzuar në bazë të nenit të kodit penal rus që ndalon “përdorimin e mjeteve dhe metodave të ndaluara të luftës”.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Moska zyrtare përdor të tilla metoda hakmarrëse ndaj Ukrainës, ndërkohë që prej dy vitesh ka nisur një agresion në këtë shtet.
(BalkanWeb)