Takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm amerikan Steve Witkoff në Shën Petersburg përfundoi pas më shumë se katër orësh, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Agjencitë ruse të lajmeve raportuan se takimi zgjati më shumë se katër orë.Interfax raportoi se Witkoff, i dërguari special i presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, i cili është angazhuar gjithnjë e më shumë me Rusinë, u largua nga vendi i takimit – biblioteka presidenciale në Shën Petersburg, qyteti i dytë më i madh i Rusisë.
Lajmi për takimin Witkoff-Putin u bë publik në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkroi në X se ka kaluar një muaj që kur Rusia ka refuzuar propozimin amerikan për një “armëpushim të plotë dhe pa kushte”.Disa orë pasi Witkoff arriti në Rusi, Trump po ashtu shkroi në rrjete sociale se Rusia duhet të veprojë në ndaljen e luftës në Ukrainë, duke thënë se “shumë njerëz po vdesin”.
Ndryshe, vizita e Witkoff u zhvillua në mes të një stuhie diplomatike rreth luftës në Ukrainë, përfshirë bisedimet SHBA-Ukrainë në Uashington dhe një takimi të kryesuar nga Britania dhe Gjermania në Bruksel.Agjencia shtetërore ruse Tass raportoi se Witkoff me të mbërritur në Rusi u takua me Kirill Dmitriev, një figurë me lidhje të forta me Kremlinin dhe drejtues i Fondit Rus për Investime Direkte.
(Balkan Web)