Rusia i ka dhënë nënshtetësinë 125 000 personave nga Ukraina Lindore gjatë shtatë muajve të fundit, deklaroi sot ministri i Brendshëm i Rusisë.

“Më shumë se 160 000 aplikime janë pranuar nga qendrat në rajonin e Rostovit (në kufi me Ukrainën),” deklaroi Vladimir Kolokoltsev.

“Tashmë shtetësia u është dhënë 125 000 aplikantëve,” deklaroi ai, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin, do të takohet me liderin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Paris për bisedime për paqen.

Putini në muajin prill nënshkroi një ligj për shpejtimin e procedurave për t’u dhënë nënshtetësi banorëve të rajoneve Luhansk dhe Donetsk, të shkatërruara nga lufta në Ukrainën Lindore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb