TIRANE- Qindra qytetarë rusë kanë protestuar ditën e sotme para ambasadës turke në Moske. Ata kanë hedhur gur dhe mbeturina para ambasadës, ndërsa në shenjë proteste kanë vendosur disa kollare për rrëzimin e avionit rus një ditë më parë.

Si pasojë e goditjes me gurë, bojë dhe sende të tjera, janë dëmtuar xhamat e ambasadës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi ditën e sotme se Rusia nuk do të nisë një luftë ndaj Turqisë, dhe të njëjtin qëndrim shprehur edhe kryeministri turk, Recep Taip Erdogan, i cili tha se “Turqia nuk dëshiron të përshkallëzohet situata”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: