Ushtria ruse tha sot se po rimerr fshatrat e pushtuara nga ukrainasit në rajonin e Kurskut.

Duke cituar burime ushtarake në Moskë, agjencia shtetërore ruse e lajmeve “TASS” raportoi se ushtarët ukrainas ishin larguar nga pozicionet e tyre pranë fshatit Lyubimovka nga frika se mos rrethoheshin.

Gjithashtu, dronët kishin hedhur granata mbi ukrainasit, të cilët ishin tërhequr në afërsi të fshatit Tolstyi Lug.

Kanali rus “Telegram Mash” raportoi humbje të mëdha të trupave ukrainase, duke thënë se ushtria ruse kishte vrarë 50 ushtarë dhe kishte marrë dhjetëra të burgosur.

Informacioni rus nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe fillimisht nuk pati asnjë konfirmim nga pala ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: