I dërguari i Kombeve të Bashkuara për çështjen e Qipros Espen Barth Eide deklaron se pret që bisedimet për paqen mes Qipros Turke dhe asaj Greke të rinisin brenda disa javësh, pas pezullimit gjashtë mujor lidhur me mosmarrëveshjet për rezervat e gazit.

Deklarata e Eide u bë gjatë vizitës që ai po zhvillon në të dy pjesët e ishullit. “Nuk shikoj ndonjë pengesë për rinisjen e bisedimeve mes dy palëve, menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të 19 prillit në pjesën veriore të ishullit, deklaroi diplomati norvegjez Eide i cili është ngarkuar nga OKB për të mbikëqyrur procesin e paqes në Qipro.

Bisedimet u ndërprenë në tetor të vitit të kaluar pasi presidenti i Qipros greke Nikos Anastasiades u tërhoq në përgjigje të vendimit të Turqisë për të dërguar një anije kërkimore brenda zonës ekonomike ekskluzive të ishullit, akt i cili u ndërmor nga Ankaraja si reagim i veprimeve të njëanshme te Qipros Greke për të eksploruar për burime natyrore në brigjet jugore të ishullit. Qeveria turko qipriote ka përsëritur se burimet e ishullit u takojnë të dyja komuniteteve dhe turqit qipriotë do të kërkojnë të drejtën e tyre për këto burime.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: